Back to EBC*L Champions League 2010 International
> EBC*L Prezantim > EBC*L Dokumente > Lajme > Kontakt
Champions League 2010 Albania


Liga e Kampionëve EBC*L provon kompetencën në biznes duke krahasuar rezultatet e kandidatëve në testimet e EBC*L. Do të vlerësohen kandidatët që do të arrijnë rezultatet më të larta (numrin më të lartë të pikëve) sipas kategorive të mëposhtme:

Nxënës
Studentë


Individë sipërmarrës apo që punojnë në sipërmarje nën 30 vjeç (deri neri në datën 14 Dhjetor 2010)

Gjithashtu do të vlerësohet edhe vendi, kandidatët e të cilit kanë fituar rezultatet më të larta.

Por pjesëmarrja dhe vlerësimi në Ligën e Kampionëve është më shumë se të fitosh një konkurs. Të gjithë pjesëmarrësit në vitet e mëparshme kanë vlerësuar se ky konkurs në vetvete, i organizuar në nivel kombëtar apo ndërkombëtar është kthyer në një eksperiencë të jashtëzakonshme.


Kampionët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të EBC*L

Në raundin e parë  Konkursi Kombëtar i Ligës së Kampionëve EBC*L do të mbahet në vendet partnere pjesëmarrëse dhe kandidatët më të mirë të konkurseve kombëtare do të përfaqësojnë vendin e tyre në Ligën Ndërkombëtare të Kampionëve EBC*L  2010 në Vjenë. Këtu kampionët kombëtarë të vendeve pjesëmarrëse do të takohen dhe do të konkurrojnë me njëri-tjetrin (akomodimi do të ofrohet nga organizatorët).

Çmime atraktive (në para dhe në forma të tjera) do të jepen!

Liga e Kampionëve EBC*L 2010 do të zhvillohet në dy faza: faza e Konkursit Kombëtar do të zhvillohet më 14 Dhjetor 2010 në Tiranë dhe faza e Konkursit Ndërkombëtar do të jetë më 20-21 Janar 2010 në Vjenë. Më poshtë jepen detaje të hollësishme lidhur me organizimin e të dyja fazave. Pjesëmarrja në konkursin kombëtar dhe ndërkombëtar është falas.

Faza përgatitore
Përzgjedhja për konkursin kombëtar.
14 Dhjetor 2010

Konkursi kombëtar

Organizohet në Tiranë. Rreth 90 pjesëmarrës.
20-21 Janar 2011

Konkursi ndërkombëtar

9 kandidatët më të mirë të konkursit kombëtar nga çdo vend pjesëmarrës do të shkojnë në konkursin ndërkombëtar në Vjenë.

www.ebcl.al
Shqipëri

http://ec.europa.eu


© Webdesign 2010 EBC*L Austria | © Webcontent 2010 EBC*L Albania

http://ec.europa.eu

The project EBC*L Champions League 2010 is supported by the European Commission, DG Enterprise and Industry.
The sole responsibility lies with the author and the European Commission is not responsible for any use that may
be made of the information contained therein.