|
|
|

Pjesëmarrja
Janë të ftuar të marrin pjesë në këtë konkurs të veçantë ndërkombëtar Nxënës, Studentë dhe Individë sipërmarrës apo të punësuar nën 30 vjeç, që duan të provojnë njohuritë që kanë në fushën e sipermarrjes në tematikat specifike:
 |
E Drejtë Biznesi |
 |
Kontabiliteti |
 |
Llogaritja e Kostos dhe e Çmimit |
 |
Objektivat e Biznesit dhe Treguesit e Menaxhimit |
 |
Qëllimet, Metodat dhe Instrumentet për Hartimin e Plan-biznesit |
Përzgjedhja e pjesëmarrësve për konkusin kombëtar do të bëhet me anë të testimit online.
EBC*L International ka përgatitur një Testim Online, i cili gjindet në faqen e internetit
ChampionsLeague ose mund të arrihet nëpërmjet faqes kombëtare www.ebcl.al. Testimi online sikurse edhe testet në konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare bazohen në njohuritë në fushat e mësipërme. Këto tema trajtohen në EBC*L Niveli A dhe pjesërisht Niveli B si më poshtë:
 |
E Drejtë Biznesi (EBC*L Niveli A) |
 |
Kontabiliteti (EBC*L Niveli A) |
 |
Llogaritja e Kostos dhe e Çmimit (EBC*L Niveli A) |
 |
Objektivat e Biznesit dhe Treguesit e Menaxhimit (EBC*L Niveli A) |

|
Qëllimet, Metodat dhe Instrumentet për hartimin e Plan-biznesit
(pjesë e EBC*L Niveli B) |
Të interesuarit për siguruar pjesëmarrjen në konkursin kombëtar dhe ndërkombëtar duhet të kalojnë testin online me rezultate sa më të larta. Për çdo kategori (nxënës, studentë dhe të rinj të moshës jo më shumë se 30 vjeç deri më 14 Dhjetor 2010) do të përzgjidhen 30 më të mirët, bazuar në klasifikimin e rezultateve të testimit online.
Është e këshillueshme për të interesuarit, që dëshirojnë të vlerësojnë paraprakisht nivelin e njohurive të kërkuara në fushat e mësipërme, të konsultohen me objektivat mësimorë të detajuar për këto tematika. Për këtë mund të vizitoni faqen e internetit www.ebcl.al, ku nën menunë Programi Mësimor gjinden katalogët e detajuar të objektivave të tematikave për EBC*L Niveli A dhe B.
Gjithashtu të interesuarit për të rifreskuar apo konsoliduar më tej njohuritë e tyre, mund të kontaktojnë organizatorët në adresat office@parsh.org.al ose info@parsh.org.al, ose me telefon në numrat 355 4 2257477 dhe 2259494, lidhur me librat dhe materialeve mësimore përkatëse të EBC*L, të cilat janë të disponueshme në zyrat e PARSH.
Pjesëmarrësit, të cilët kanë fituar tashmë certifikatën EBC*L Niveli A, nuk kanë nevojë të bëjnë testimin online.
Ata kualifikohen drejtpërdrejt për pjesëmarrje në konkursin kombëtar
Testimi Online
Në faqen e internetit www.ebcl.eu/ChampionsLeague jepen të gjitha udhëzimet e nevojshme lidhur me testimin online (Ju këshillojmë t’i lexoni me kujdes dhe t’i ndiqni ato në mënyrë rigoroze).
Afati i fundit i vendosur për kryerjen e testimit online është 10 Dhjetor 2010. Nëse të interesuarit dëshirojnë ta përsërisin testimin online, kjo është e mundur deri në fund të ditës të datës 10 Dhjetor 2010. Fituesit nga testimi online, të cilët kualifikohen për pjesëmarrje në konkursin kombëtar do të shpallen më datë 10 Dhjetor 2010.
Konkursi kombëtar për Ligën e Kampionëve EBC*L 2010
Nga pjesëmarrësit në testimin online do të ftohen rreth 90 më të mirët për të marrë pjesë në konkursin kombëtar më datë 14 Dhjetor 2010 në mjediset e Hotel Tirana International. Gjatë konkurrimit kandidatët duhet të zhvillojnë në mënyrë individuale një rast studimor biznesi. Provimi zgjat rreth 2 orë. Në këtë konkurs do të identifikohen 3 më të mirët nga secila grupmoshë. Këta kampionë do të ftohen të marrin pjesë në Ligën Ndërkombëtare të Kampionëve EBC*L 2010 në Vjenë në datat 20 dhe 21 Janar 2011. Gjithashtu fituesit do të ndjekin edhe Kursin Përgatitor në gjuhën angleze.
Kurs përgatitor në gjuhën angleze (Business English camp) falas
9 fituesit e Ligës Kombëtare të Kampionëve EBC*L 2010 do të ndjekin Kursin Përgatior për gjuhën angleze (English Camp) për të përforcuar njohuritë e gjuhës angleze në fushën e biznesit, si dhe për t’u përgatitur për konkursin ndërkombëtar. Ky kurs ofrohet falas nga organizatori PARSH.
Liga Ndërkombëtare e Kampionëve EBC*L
9 kampionët kombëtarë do të ftohen në Vjenë për të marrë pjesë në Ligën Ndërkombëtare të Kampionëve EBC*L. Këta kampionë të ardhur nga të paktën 15 vende do të konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ata do të zgjidhin një Rast Studimor në gjuhën angleze.
Datat
| Liga Kombëtare e Kampionëve EBC*L: |
14 Dhjetor 2010 (në Tiranë) |
Kursi Përgatitor Anglisht (English Camp)
|
03-07 Janar 2011 (në Tiranë, datë e ndryshueshme) |
| Liga NdërKombëtare e Kampionëve EBC*L: |
20-21 Janar 2011 (në Vjenë) |
Çmimet
Fituesit e Ligës Ndërkombëtare të Kampionëve EBC*L do të vlerësohen me çmime në para në shumën 7000 €.
Fituesit e vendeve 1-3 për çdo kategori do të përfitojnë shumat e
mëposhtme:
| Fituesi i vendit të parë ..................... |
€ |
1000 |
Fituesi i vendit të dytë .....................
|
€ |
700 |
| Fituesi i vendit të tretë ..................... |
€ |
500 |
Kontakt
|
|
|